Limaj: Turpi i shtetit ka zbarkuar i tëri në Drenas

20160411182939578646

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj fushatës që po bëjnë kohëve të fundit kandidatët për kryetar të Drenasit.

Limaj në një postim në rrjetin social Facebook duke iu referuar fushatës që po bën kandidati i PDK-së, i cili po zhvillon fushatë edhe në shkolla, ka ftuar vëzhguesit që të monitorojnë atë që po ndodh në Drenas.

Lexoni postimin e plotë të Limajt:

Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj.

Dje ata vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake.

Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij.

Gjithashtu, ftoj edhe monituruesit ndërkombëtar këtu në Kosovë që të angazhohen e të mbikqyrin zgjedhjet në Drenas.

Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt atëherë do të mundemi që ta ndalojm aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë