LDK-ja nuk dorëzohet për Drenasin, Bedri Nika me “përforcime”

p_1479920708-4526682

Ministri i Financave z. Avdullah Hoti, dhe zv.Ministri i Punëve të jashtme z. Valon Murtezaj kanë qenë “përfocimet” e kandidatit të LDK-së për Drenas, Bedri Nika në fushatë para zgjedhjeve në këtë qytet. Në vazhdën e takimeve të radhës, ata u takuan me një grup të rinjësh nga Komuna e Drenasit.

Ky takim shërbeu për trajtimin e problemeve të të rinjve dhe çështjeve aktuale në vend si dhe u prezentua puna që po bëhet për përmbushjen e programit qeveritar dhe forcimin e institucioneve.

Gjithashtu, Nika i njoftoi të rinjt për aktivitetet parazgjedhore dhe synimet që ai i ka për të i realizuar si kryetar i ardhshëm i Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë