Elmi Thaqi merr mbështetjen e banorëve të Drenasit
Elmi Thaqi, kandidat për kryetar të komunës së Drenasit nga AKR, sot ka vizituar lagjen “Dubovci” në Qikatovë e Vjetër, lagjen “Shala” në Vuqak dhe lagjen “Heta” në Drenasi 2, ku ka marrë përkrahje të fuqishme të banorëve për të vazhduar punën drejt fitores dhe hapjen e mundësisë për zhvillimin ekonomik të komunës së Drenasit.
“Problemet dhe hallet e banorëve janë të shumta, e të cilat me ndihmën e Presidentit Pacolli dhe me qeverisjen me duar të pastra të AKR-së do të minimizohen”, ka thënë Elmi Thaqi./DrenicaOnline/