Berisha në Drenas kritikon projektin e nisur para 5 viteve

vehbi-berisha-640x427

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga  Partia FJALA, Vehbi Berisha,  sot në një diskutim mbi buxhetin e vitit 2017-të, ka ngritur shqetësimin në lidhje me projektin e shtimit të kapacitetit të ujësjellësit nëpërmjet ndërtimit të rezervarit në Kamenicë.

Ai përmes një shkrimi të tij në Facebook, ka shkruar se projekti  ka mbi 5 vite që ka filluar dhe ende nuk ka asnjë të konfirmuar se kur do të përfundoj.

Ai më tej ka shkruar se këto vite po prolongohet një projekt i cili është me rëndësi jetike për fshatrat.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, në vijim mund ta ndiqni diskutimin tim të mbajtur me datë 23.09.2016 ku gjatë diskutimit mbi buxhetin e vitit 2017 e kam ngrit shqetësimin në lidhje me projektin e shtimit të kapacitetit të ujësjellësit nëpërmjet ndërtimit të rezervarit në Kamenicë ku pritej të furnizohen me ujë të pijshëm diku mbi 10 fshatra të Drenasit. Ky projekt ka mbi 5 vite që ka filluar dhe ende nuk kemi kurrfarë konfirmimi se kur do të përfundoj, ndërsa Komuna e Drenasit për vitin e ardhshëm 2017 i ka nda hiq me pak se 100,000 EUR. Paramendoni tërë këto vite prolongohet një projekt i cili ka rendësi jetike për shumë fshatra dhe askush s’jep përgjegjësi, prandaj të nderuar qytetarë ju e keni radhën me i ndëshkuar me 4 dhjetor, të gjithë këta njerëz të cilët ia hëngrën ardhmërinë Drenasit, të cilët sot prapë thirren se gjoja vetëm ata kanë mundësi me marr grande nga qeveria, thua se sot e kanë marr udhëheqjen e qeverisë. Po ku ishit që 17 vite, që asnjëherë nuk menduat asgjë për Drenasin vetëm e shndërruat në një vend me mal probleme …………..

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë