“Maskat” në aksion, sulmojnë sigurimin e një kompanie në Prishtinë
Një person, punëtor në një kompani sigurimi ka informuar policinë në Prishtinë se gjersa ishte në detyrë, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të fortë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas pronarit të kompanisë të dyshuarit nuk kanë arritur të hyjnë në brendi të objektit.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.