Ekskluzive: PDK-LDK pajtohen për buxhetin
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur pajtim sa i përket kalimit të projektbuxhetit për vitin 2017 në komisionin për buxhet dhe financa.
Pas katër dështimeve radhazi, më në fund nesër pritet të mbahet mbledhja në të cilën pikë e rëndit të ditës do të jetë projektbuxheti.
“Është e vërtetë që koalicioni qeverisës ka arritur marrëveshje sa i përket kalimit të projektbuxhetit në mbledhjen e radhës”, ka thënë për Indeksonline një anëtar i komisionit por buxhet dhe financa.
Propozimi i djeshëm i kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, që Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, të hiqet nga rendi i ditës dhe të shqyrtohet në një nga mbledhjet e radhës, bëri që përfaqësuesit e opozitës në Komision, të braktisin mbledhjen.
Kjo shkaktoi mungesë kuorumi dhe ndërprerjen e mbledhjes. Në këtë mbledhje, ndërkaq, nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesit e koalicionit qeverisës (PDK).mbledhjen e radhës”, ka thënë për Indeksonline një anëtar i komisionit por buxhet dhe financa.