Azem Sylës i shtyhet paraburgimi për dy muaj të tjerë

azem-syla-2-1469629324-8567370

Ish-deputetit Azem Syla i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar për Indeksonline duke bërë të ditur se paraburgimi i është shtyrë deri më 18 janar.

“Po i është vazhduar paraburgimi deri më 18 janar 2018,  pasi që është ngrit aktakuzë kundër tij dhe të tjerëve në rastin ‘Toka’,që duhet përkujtuar që vitin e ri do i bjerë të pres aty”, ka thënë shkurt Gashi.

Gjithashtu Gashi ka bërë të ditur se tashmë ka paraqitur ankesën në Gjykatën e Apelit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë