Lladrovci: Do të rrisim subvencionet në bujqësi

ladrovic-780x439

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, konsideron se prioritetet e qeverisjes së tij në Drenas janë në linjë të plotë me pritshmëritë e qytetarëve.

Ai tha se Komuna e Drenasit ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe në skemën mbështetëse, ne do ta përfshijmë edhe përkrahjen për fermerë në inpute bujqësore, shtimin e subvencioneve dhe lehtësimin e kushteve për plasimin e prodhimeve vendore në tregje.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit konsultativ me qytetarët e Komoranit-lagja Ibriqi, në Negroc dhe Abri të Epërme, të cilët i siguroi që kërkesat e tyre do të mundohet që t’i kthejë në vendime të dobishme për ta.

“Komuna e Drenasit ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe në skemën mbështetëse, ne do ta përfshijmë edhe përkrahjen për fermerë në inpute bujqësore, shtimin e subvencioneve dhe lehtësimin e kushteve për plasimin e prodhimeve vendore në tregje”, u shpreh me këtë rast Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë