Lëndohen shtatë persona nga dy aksidente në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy aksidente, në të cilën janë lënduar 14 persona.

I pari është shënuar në Mitrovicë, rreth orës 12:00, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

“I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit dhe pesë pasagjerë tre meshkuj dhe dy femra shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, njofton Policia e Kosovës.

I dyti ka ndodhur në Vushtrri, rreth orës 22:00.

“Ka ndodhur një aksident trafiku (në magjistrale Prishtinë-Mitrovicë) në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia-mos mbajtja e distancës, ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar shtatë persona, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKMF-Vushtrri lirohen”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë