E theri me thikë shokun e klases në Drenas, policia jep detajet e fundit

Policia ka njoftuar sot për rastin e therjes me thikë tê nxënësit 17 vjeç në shkollën “Fehmi Lladrovci” në Drenas të ndodhur mesditën e së hënës.
Viktima është nga Arllati ndërsa i dyshuari, shoku i klases është nga Verboci, transmeton DrenicaOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një fjalosje me një mjet të mprehtë (brisk) e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i përdorur në rast dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima ka marrë disa goditje mirë nuk ka lëndime të rënda./DrenicaOnline/
(FOTO ARKIV)