Bllokohet rruga në Çikatovë të Vjetër, rrezikohen edhe disa shtëpi (Video)

Rruga në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit është bllokuar nga vërshimet e mëdha të ujit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar video nga kjo rrugë e cila është mbushur me ujë ku rrëzikohen edhe disa shtëpi.

Pak më parë edhe komuna e Drenasit njoftoi se pas vazhdimit të reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkohet nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë ato pjesë ku ka rrezik.

Pëveq rrugës tashmë të bllokuar në Çikatovë të Vjetër edhe rruga regjionale Drenas – Obiliq është vështirë e kalueshme.

Po ashtu edhe rruga regjionale Drenas- Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është me ujë, por e kalueshme.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura. Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga rëniet e dendura të shiut.
Me shpresën që kjo gjendje të tejkalohet, Komuna e Drenasit falënderon për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë