Të reshurat e shiut vështirësojnë qarkullimin në disa vende në komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, ne koordinim me shërbimin e zjarrfikësve, kanë dalë në teren për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut.

Ekipet emergjente që nga mëngjesi, janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, gjithashtu kërkojmë nga qytetarët të kenë mirëkuptimin.

Fatmirësisht nuk ka asnjë famijle të evakuuar dhe se gjendja e lumenjve për momentin është stabile, ndonëse në disa zona ka dalur nga shtrati, por ende nuk ka rrezikuar ekonomitë familjare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë