Aksident në Llapushnik, pikërisht në vendin ku ju paralajmëroi DrenicaOnline për rrëzik (Video)

Rreth 30 minuta më parë, DrenicaOnline publikoi një video duke kërkuar kujdes gjatë lëvizjes me automjet në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Llapushnik, pasi është tubuar sasi e madhe e ujit në asfalt.

Lexuesit tanë tani kanë njoftuar se pikërisht në atë vend sapo ndodhi një aksident trafiku me disa të lënduar.

Në vendin e aksidentit shihën dy automjete të dëmtuara, policia rrugore dhe autoambulanca, raporton DrenicaOnline.

Tani janë krijuar edhe kolona të automjeteve në drejtim të Pejës. Në këtë pjesë të rrugës ndodhin shpesh aksidente trafikur kur moti është i ligë.

Kliko mbi foto poshtë reklamave për ta parë videon:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë