Drejtoresha e Bujqësisë e angazhuar në përkrahjen e fermerëve në Drenas

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu, është takuar me drejtoreshën e Agjencionit për Zhvillim Rajonal Qendër (AZHR), Dafina Beqiri, ku kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e donatorëve për t’i përkrahur fermerët e Komunës së Drenasit.
Drejtoresha Abdullahu ka falënderuar Beqiri për bashkëpunimin që kanë pasur deri me tani dhe është zotuar se do të vazhdojnë te jenë koperativ dhe bashkëpunuës edhe ne të ardhmen për të zhvilluar projekte socio-ekonomike në Komunën e Drenasit.