Ky është i arrestuari që theu bankomatin e ProCredit Bank në Skenderaj, duke ikur goditi disa vetura

Dje u raportua për një incident që ka ndodhur te ProCredit Bank në rrugën “18 Qershori” në Skenderaj, ku një person ka tentuar të vjedh, duke thyer ekranin e bankomatit. Pasi nuk ia arriti qëllimit, ai deshi të largohej me veturë dhe në pamundësi për të ikur, ka goditur me qëllim tri vetura.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor, si i dyshuar për këtë rast është Liridon Dibra, 38-vjeçar.
Ai dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, kur ka kryer veprën, në orët e mbrëmjes të së shtunës. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i njëjti, teksa janë bërë ekzaminimet e nevojshme në lokacionin ku ndodhi rasti.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.