Mjeshtri nga Komorani bëhet edhe më i famshëm pas lajmit të publikuar në DrenicaOnline (Video)

Një storie suksesi e realizuar nga portali lider në Drenicë, ‘DrenicaOnline’ për mjeshtrin e motorrsharrës, Arben Gashi, që ka marrë vëmendjen e milionave njerëzve në botë, u përhap në pothuajse secilën media në Kosovë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në DrenicaOnline, Beni mori shumë telefonata për të qenë prezent nëpër studio televizive.

Ai sot ishte edhe në Klan Kosova me motorrët e tij të preferuar ku tregoi gjithçka rreth këtij zanati.

Shkrimi të cilin e kishte bërë DrenicaOnline:

Në mes të Komoranit, afër shkollës, është një lokal “Te Beni” i mbushur me motorrsharra e agregatë.
Aty është një mjeshtër i cili ka marrë vëmendjen e milionave njerëzve në botë, transmeton DrenicaOnline.
Arben Gashin sot e ndjekin në rrjetin social ‘TikTok’ shumë adhurues të këtij ‘sporti’, ku një video e tij ka shkuar në gati 10 milionë shikime.
Ai është supër mjeshtër i motorrsharrave dhe kjo dëshmohet edhe përmes videove që ai poston në rrjetet sociale.
Arbeni tani nuk ka punë vetëm me klinentë lokal, atë e vizitojnë nga e gjithë Kosova dhe Rajoni të cilët ndahën të kënaqur me punën dhe çmimet e tij të arsyeshme. (VIDEO POSHTË REKLAMAVE)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë