Mes dhimbjes dhe lotëve rivarrosen 10 dëshmorë në Drenicë

10 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë rivarrosur sot në Drenicë, shkruan Jepi zë.
Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Xhevxhet Maliqi, Ejup Behrami, Sokol Rama, Fadil Seferi,
Fadil Selmani, Gëzim Ferizi, Afrim Gashi, Ilmi Aliu u rivarrosën sot pranë shokëve të tyre dëshmorë.
Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Ditë e rëndë sot për Drenicën, me rastin e rivarrimit të 10 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjatë luftës sonë çlirimtare kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për lirinë e Kosovës. Dëshmorët e kombit Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Xhevxhet Maliqi, Ejup Behrami, Sokol Rama, Fadil Seferi,
Fadil Selmani, Gëzim Ferizi, Afrim Gashi, Ilmi Aliu, nga sot u bashkuan përfundimisht me shokët e tyre dëshmorë, që nuk i ndau as jeta as vdekja, për të pushuar të qetë në këtë pjesë të tokës së Kosovës, që aq shumë e deshën.
Lavdi ju qoftë!
SL