24 vjet nga rënia heroike e Abedin Bujupit, kishte lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar UÇK-së

Sot shënohet 24 vjetori i rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Abedin Bujupi nga Arllati i Drenasit.
Abedin Bujupi ka rënë në fshatin Negorc të Drenasit, derisa i vetëm luftonte përball makinerisë së blinduar të armikut.
Bujupi është ushtari emblematik i UÇK-së, i cili nuk iu dorëzua persë gjalli qindra ushtarëve të armikut, të cilët me mjetet të blinduar e kishin rrethuar, ndërsa luftoi i vetëm derisa kishte municion.
Emrin e Abedinit, veç shkollës së fshatit të lindjes së tij në Arllat, e mban edhe djali i tij, Abedini i ri, i cili ka lindur disa muaj pasi ka rënë në altarin e lirisë luftëtari i lirisë.
Pas rënies së Familjes Jashari dhe komandantit Legjendar të UÇK-së, ai erdhi nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Abedini kreu shumë misione të rëndësishme ushtarake, që i ishin caktuar nga komanda e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Lavdi e përjetshme Abedinit dhe gjithë dëshmorëve të kombit.