Fotografi nga Drenasi, fitues i garës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto International”

Fotografi, Driton Bublaku është zgjedhur fitues i garës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto International Photography Competition”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë fotografi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Driton Bublaku është i diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Bublaku është njëri nga fotografët më të shquar në vend. Ai aktualisht është fotograf në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë