Pensionohet inspektori i tregut në Komunën e Drenasit, Pajazit Hamza

Sot është pensionuar Inspektori i Tregut dhe njeri nder punëtorët më të dalluar të Komunës së Drenasit z.Pajazit Hamza.
Pajaziti ka qenë njëri nder punëtorët e dalluar me 42 vite përvojë pune në komunën e Drenasit i cili ka dhënë kontributin e tij në shërbim të qytetareve të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Drejtori i Inspeksionit, Petrit Gashi ka falënderuar Hamzën për kontributin e dhënë në këto vite duke qenë shëmbull i mirë i punës.
“Ne si Drejtori e Inspekcionit i urojmë suksese në të ardhmen, pleqëri të mbarë dhe shëndet edhe shumë vite të tjera. Pajaziti ka qënë një shembull i mirë i punës, përkushtimit dhe kolegjialitetit në Drejtorinë tonë, prandaj do të na mungojë puna dhe profesionalizmi i tij edhe në të ardhmen. Drejtoria e Inspekcionit, e sidomos koleg/e e falënderuan sot për bashkëpunimin, kolegjialitetin, profesionalizmin e respektin që ka pasur për secilin në të cilën na ka bere krenar përgjatë këtyre viteve. Në emër të Drejtorisë së Inspekcionit Gëzuar ditëlindjen Pajazit Hamza dhe gjithashtu Urime pensionimi!”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook./DrenicaOnline/