Haradinaj tregon arsyen pse doli nga takimi me Kurtin e opoziten

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tregon pse doli nga takimi me kryeministrin Kurti dhe liderët e opozitës.
Njoftimi i Haradinajt:
Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.
.