Familja nga Abria jeton në kushte të rënda ekonomike

Lulzim Avdiu nga fshati Abri e Ulët e Skenderajt, jeton në kushte të vështira ekonomike.

Luli me gruan e tij dhe vajzën një muajshe kanë nevojë për ndihmen e secilit prej nesh, ndërsa sot shoqata Bereqeti në Drenas, u mobilizua për ti dal sadopak në ndihmë emergjente kësaj familje.

Shoqata i dërgoi atij një shporet të druve, një orman për rroba, 50 kg miell, 2 pako ushqimore dhe 2 pako higjenike.

Luli deri para 4 muajsh ka jetuar me 2 vëllezërit e tij që janë të martuar, mirëpo për shkak të hapsirës se vogël u detyrua të kaloi për të jetuar në këtë shtëpi të vjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë