Drejtoresha Laureta Thaqi vazhdon takimet zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vizita e delegacionit të Kosovës në ShBA, ku po merr pjesë Drejtoresha, Laureta Thaqi është shoqëruar me shumë takime në Uashington DC, dhe Iowa State.

Përmes programit ‘Open World’, drejtoresha Thaqi me delegacion kanë pasur takime me përfaqësues të ndryshëm në Uashington DC, ku kanë vizituar edhe Kongresin, Shtëpinë e Bardhë e institucione të tjera.

Pas vizitës atje, takimet i kanë zhvilluar në Des Moines, Iowa State, ku kanë vizituar qytete të shumta si Council Bluffs, Clarion, Fort Dogde, Iowa City etj.

Në këto takime në qytetet e Iowas, delegacioni ka pasur mundësi të dëgjoj për programet që ata kanë për rininë, dhe mënyrën se si të rinjtë përfshihen në vendimmarrje.

Drejtoresha Thaqi tha se “e gjithë kjo përvojë do të na shërbejë për përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse në drejtoritë që udhëheqim. Përveç kësaj, kemi krijuar kontakte të reja me shpresën që do realizojmë edhe projekte të cilat janë diskutuar gjatë këtyre takimeve”.

Ndërsa, takim kanë pasur edhe në konsullatën e Kosovës në Des Moines, ku janë pritur nga z.Artan Duraku dhe shumë familje tjera amerikane që e duan miqësinë me Kosovën.

Ky program i Ambasadës Amerikane në Kosovë mbështetet nga Zyra e Kongresit për Udhëheqësi Ndërkombëtare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë