Digjet një villë në Skenderaj, dëmi rreth 25 mijë euro – shkaktari s’dihet

Një villë në Skenderaj është përfshirë nga flakët mbrëmë dhe për pasojë është shkaktuar dëm në vlerë prej mijërave eurove, teksa ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se shtëpia u dogj në rrethana të panjohura dhe rasti u denoncua në Policia nga një banor. Posa Policia ka marrë informacionin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse bashkë me Zjarrfikësit.
Pronari i shtëpisë ka deklaruar para zyrtarëve policorë se dëmi i shkaktuar si pasojë e zjarri kap vlerën e rreth 25 mijë eurove.
Përveç Policisë dhe njësiteve të Zjarrfikësve, Sinjali mëson se së shpejti pritet të dalin në vendin e ngjarjes edhe ekspertët, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si erdhi deri te zjarri.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.