(Emrat e plotë) Ky është grupi prej gjashtë personave që u arrestuan për grabitjet e armatosura në Drenas e Lipjan

DrenicaOnline raportoi mbrëmë se grupi prej gjashtë personave të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura në pompa të derivateve në Lipjan dhe Drenas, ka rënë të shtunën në prangat e Policisë, pas një operacioni të zhvilluar në disa lokacione.

Të dyshuarit që u arrestuan për këtë raste janë kryesisht të moshave të reja dhe dyshohet se duke vepruar bashkërisht janë përfshirë në raste të grabitjeve në pompa, raste këto të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik-shtator 2022.

Burimet e gazetes Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht se gjashtë të arrestuarit për këto raste janë:

  • Zenel Amrullahu, 18-vjeçar
  • Lorik Drenica, 18-vjeçar
  • Endrit Shala, 19-vjeçar
  • Valmir Shala, 21-vjeçar
  • Bleron Mejzinolli, 19-vjeçar
  • Fatlum Shamolli, 18-vjeçar.

Përveç tyre, gjatë këtij aksioni policor, është arrestuar edhe një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje, por i cili është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri -AK 47

– një Pistolete- TT

– tre karikatorë

-48 fishekë

-30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë).

Gjashtë të dyshuarit e përfshirë në veprat penale si grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës,  përdorimi i armës si  dhe posedim ilegal i substancave narkotike, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë