Shkatërrohet grupi i grabitësve që bënte kërdi në rajonin e Drenasit

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar sot gjashtë persona të dyshuar për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura, si dhe një tjetër për armëbajtje pa leje.
Operacionet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme, në zonën e Lipjanit dhe Drenasit, ku janë arrestuar personat e dyshuar, transmeton DrenicaOnline.
Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën korrik -shtator 2022, kryesisht në pompa derivatesh.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar armë e drogë.
/DrenicaOnline/