Ky është i dyshuari që u arrestua nga Policia e Drenasit, ishte në arrati që 5 muaj

Dje rreth orës 01:20, nga njësitë e stacionit policor të Drenasit dhe Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, të ndohur me thikë para 5 muajve në Prishtinë, transmeton DrenicaOnline.

Sinjali mëson se njëri nga të dyshuarit që u identifikua dhe u arrestua dje është 20-vjeçari Valbon Krasniqi.

Krasniqi bashkë me një person tjetër të paidentifikuar akoma, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person në rrugën ‘Agim Ramadani’ dhe të njëjtin e kanë therur me thikë tri herë.

20-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Krasniqit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor pritet që Prokuroria të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë vazhdojnë ende kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të dyshuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë