Policia e Drenasit arreston 20-vjeçarin për vrasje në tentativë (Foto)

Sot rreth orës 01:20, nga njësitë e stacionit policor të Drenasit dhe Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, dhe të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri, transmeton DrenicaOnline.

Personi i dyshuar për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë në muajin maj të vitit 2022, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë , në kohën e arrestimit ka qenë në praninë e një personi tjetër, O.R, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit policia i ka sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike.

Ai është intervistuar për armëbajtje pa leje dhe është liruar në procedurë të rregullt, përderisa personi i dyshuar: V.K, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, për veprat penal: Vrasje në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

Arma e sekuestruar te i dyshuari

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë