Ishte në kërkim/ Arrestohet një person në Drenas dhe dërgohet menjëherë në burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas i cili ishte shpallur në kërkim pasi ndaj të njëjtit ka një dënim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Policia nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit, transmeton DrenicaOnline.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e shkurtë të policisë.

Sipas policisë, arrestimi është kfyer të mërkurën në orën 12:00./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë