Kolona në hyrje të Drenasit, komuna del me njoftim

Për shkak të punimeve në rrugë që po zhvillohen ndërmjet Hekurudhës dhe Rrethit në hyrje të Drenasit, janë krijuar kolona me ç’rast po shkaktohen vështirësi në qarkullimin normal të qytetarëve me makina.

Punimet në rrugë kanë filluar dje dhe pritet të përfundojnë së shpejti.

Komuna e Drenasit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve. Për të evituar kolonat, duhet përdorur rrugët alternative, të cilat e mënjanojnë pjesën nga Hekurudha deri te Rrethi në hyrje të Drenasit.

Me nderime,

Zyra e Komunikimit dhe Informimit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë