Gruaja nga Drenasi pajiset me patent shofer në moshën 72 vjeçare, e jashtëzakonshme në provim dhe në vozitje (Video)
Hasime Nika nga Gllanasella e Drenasit ka gati 73 vjet.
Por mosha nuk e pengoi aspak qe ti kalojë testet dhe të pajiset me patent shofer, transmeton DrenicaOnline.
Ajo ka thënë se gjithmonë e kishte ëndërr që të ketë patent shofer për ta drejtuar automjetin, e këtë dëshirë ja plotësuan fëmijët.
Aftësinë e saj nuk e dëshmoi vetëm në ngasje por edhe në testin me shkrim kur mori 90 pikë.
Ndiqëni kronikën e realizuar nga RTK të cilën ua përcjellë DrenicaOnline: