Policia jep detaje për aksidentin fatal në Dobroshec

DrenicaOnline raportoi pak më parë për një aksident trafiku me pasoja fatale të ndodhur në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Aksidenti është konfirmuar për DrenicaOnline tani edhe nga Policia Rajonale e Prishtinës.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në PK ka thënë se rreth orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Bardh i Madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për DrenicaOnline.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë