Feronikeli 74 nuk ka mundur të marrë tri pikë të plota nga Vëllaznimi, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjakovë.
1 me 1 është mbyllur ndeshja ku të dyja ekipet paten raste të mira për të shënuar, raporton DrenicaOnline.
Me këtë barazim “Nikli” ka siguruar 25 pikë, tri më shumë se vendi i dytë Istogu që ka 22.
Vëllaznimi ndërkohë ka vetëm 2 pikë nga 12 lojë të zhvilluara./DrenicaOnline