Aksident trafiku në këtë fshat të Drenicës, 6 të lënduar

Një person derisa ishte duke  drejtuar veturën në fshatin Vitak të Skenderajt, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident duke goditur dy vetura në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar drejtuesit e tri veturave dhe tre pasagjerët në vetura, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur të shtunën në ora 14 e 40 minuta, transmeton DrenicaOnline.

Rasti në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë