Tre deputetët e PDK-së nga Drenica formojnë degën e partisë në Mynih të Gjermanisë

Partia Demokratike e Kosovës ka formuar degën e saj në Mynih të Gjermanisë.

Në tubimin madhor të partisë bashkë me mërgatën, morën pjesë edhe disa nga figurat kryesore të PDK-së.

Ganimete Musliu, Mergim Lushtaku e Blerta Deliu-Kodra ishin disa nga pjesëmarrësit e këtij tubimi.

Kryetare e degës së PDK-së në Mynih u zgjodh Ferdane Alidemaj-Bajrami, raporton Indeksonline.

Me këtë rast, deputeti Mergim Lushtaku u bëri thirrje shqiptarëve atje që të jenë bashkë, sepse të tillë janë më të fuqishëm.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë