Edhe sot temperaturat mbi 20 gradë, shijojeni diellin

Prishtina Weather ka njoftuar edhe sot do të mbajë mot me diell, edhe pse në mëngjes do të ketë pak mjegull.
30.10 – Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë.
31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes, e gjatë ditës ngrohtë me kthjellime e diell.
1.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.
2.11 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C deri 7C, e ato maksimale 20C deri 22C.