E dhimbshme: Familja Halimi varrosi sot djalin që vdiq në aksident, edhe djalin tjetër humbën para 8 vitesh

Familja Halimi nga Shtedimi i Podujevës ka falur sot gjakun e 30-vjeçarit Adnan Halimi, i cili vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën Prishtinë – Merdar, gjegjësisht në fshatin Shtedim.

Por historia e kësaj familje është mjaft e dhimbshme, pasi edhe para 8 vitesh humbën djalin tjetër. Kështu tha Mulla Idrizi sot gjatë ceremonisë së varrimit, i cili i prekur bëri thirrje për kujdes.

“Prindërve të Adnanit sot ju ka përtri edhe një pikëllim se para edhe 8 viteve edhe Elhamin e keni përcjellë kësisoji, mirëpo jeta tek është e tillë me sfida, andaj në këto momente të lutemi me për familjen me u forcu sepse ju ka përtri dhimta. Ju bëj lutje të lutemi bashkë O zot që je krijues i joni e universitt jepi sabër, durim në veçanti nanës edhe babës edhe gjyshit edhe gjyshës, vllaznive e motrave edhe që të gjithë neve”, ka thënë Mulla Idrizi gjatë varrimit.

“Na u ka ngarku barra me këto dhimtë përditë, e në këto momente më duhet me dhanë një mesazh para juve edhe me kon me na dëgju të gjithë në veçanti të rinjtë, ju lutem të rinj e të rejave keni respekt ndaj prindërve, dëgjoni mos u hajlazitni, keni kujdes se njeriu është krijesa numër një që e ka falë çdo gjë tjetër është në shërbim të njerëzimit. Keni kujdes ruanu, ruanu”, ka shtuar tutje ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë