Drejtoresha e komunës së Drenasit në Uashington, merr pjesë në programin “Open World”

Drejtoresha e Administrates në Komunën e Drenasit, Laureta Thaqi po merr pjesë programin “Open World” që po mbahet në Uashington DC. Ajo sot është pritur në takim ng Jane Sargus, Drejtore Ekzekutive në Zyrën e Kongresit për Udhëheqësinë Ndërkombëtare, transmeton DrenicaOnline.

Njoftimi i plotë i Znj.Thaqi:

Sot, në Uashington DC, pjesë e delegacionit të Kosovës, në kuadër të programit “Open World”, bashkë me delegacione nga shtetet Azerbajxhan, Moldavia, Taxhikistan, Kazakistan dhe Uzbekistan, u pritëm nga znj. Jane Sargus, Drejtore Ekzekutive në Zyrën e Kongresit për Udhëheqësinë Ndërkombëtare.

Znj. Sargus theksoi se përmes këtij programi, si liderë në vendimmarrje, do të kemi mundësinë e shkëmbimit të përvojave më të mira të përfshirjes së të rinjve në proceset publike, qytetare dhe politike.

Gjithashtu, dëgjuam edhe për Udhëheqjen në Kontekstin e Kulturës Amerikane nga Dr. Sam Potolicchio,  President, në Fondacionin për Përgatitjen e Udhëheqësve Globale.

Për Kulturën Amerikane, ligjëratë mbajti Dan Davidson, Drejtor i Qendrës për Kërkime i Këshillave Amerikanë, i cili paraqiti elementet e kulturës amerikane.

Ndërsa, në fund, Dr. Jamee M. Quirk, nga Departamenti për Qeverinë ligjëroi për Federalizmin Amerikan.

Në fund të takimeve, znj. Jane Sargus, ia dhurova varësen e punuar nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave nga Drenasi e cila e pëlqeu duke shprehur falënderim dhe mirënjohje për dhuratën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë