E dhimbshme: Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Komoran

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasdite në Komoran, ku si pasojë e një aksidenti tragjik humbën jetën dy persona.
Viktimat janë Përparim Ahmeti dhe gruaja e tij Mihane Ahmeti nga fshati Resinovc i Komunës së Lipjanit.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar edhe një 26-vjecare, e cila jeton në Gjermani.
Sipas ekipeve mjekësore në Qendrën Emergjente në QKUK gjendja e të lënduarës është stabile./Sinjali/