Dalin pamjet nga aksidenti tragjik afër Nekocit ku mbetën të vdekur dy persona – VIDEO

Kanë dalë pamjet e aksidentit me fatalitet të ndodhur pasditën e sotme në rrugën Komoran – Caralevë, afër Nekocit.

DrenicaOnline raportoi fillimisht për dy të vdekur ku lajmi u konfirmua pastaj edhe nga policia.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, deklaroi policia për DrenicaOnline. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /DrenicaOnline/

Aksidenti

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë