Nxënësit e Drenasit xhirojnë film të metrazhit të shkurtë (Foto)

Nxënësit e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” përheq suksesit në mësime ata dëshirojë të kenë edhe një sukses tjetër.
Ata ditë më parë filluan xhirimet e një filmi “Mos heshtë” me skenar nga Lirjeta Kastrati dhe me regjisor Fitimtar Ramadani.
Ata në muajin Nëntor ishin në trajnimin tre ditor “Te Veprojmë për Barazi” të udhëhequr nga Organizata “Pen”.
Kjo organizatë jep fondacion për dy kampanja. Ku njërën prej kampanjave e zgjodhën të bëjnë filmi “Mos Heshtë”, duke bazuar se në familjet tona ka ende dhunë fizike.
Skenaristja e re Lirejta Kastrati ka treguar për DrenicaOnline se xhirimet e filmit kanë nisur dhe është duke u punuar në kompletimin e filmit ku tematikë është dhuna në familjet kosovare.
Ajo ka falënderuar Hotel “Nobel” dhe Restaurant “Peshkopia” në Drenas për ndihmën e dhënë në këtë film po ashtu ka falënderuar drejtorinë e Gjimnazit dhe të gjithë profesorët për përkrahjen e dhënë./DrenicaOnline/