E tmerrshme/ Shikoni si ‘fluturuan’ me veturë këta nxënës në oborr të shkollës

Një rast i pazakontë ka ndodhë në fshatin Qyshk të Pejës ku disa nxënës të mitur kanë vozitur me shpejtësi të madhe një veturë dhe kanë rrezikuar jetën e bashkëmoshatarëve të tyre.
Pesë nxënësit e shkollës “Skënder Çeku” kanë marrë lëndime të lehta trupore. Për këtë rast, Gazeta Sinjali kishte raportuar disa ditë më parë.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një fëmijë e ka marrë automjetin dhe është vetaksidentuar. Në veturë i ka pas edhe katër shokë. Të pesë personat kanë marrë lëndime të lehta trupore”, tha Gashi.
Pamjet poshtë reklamave👇