Lladrovci pret zv.drejtorin e “Feronikelit”, ja çfarë biseduan

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Arben Shala, pritën në takim, zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Kompanisë “Feronikeli”, Cemil Acar, transmeton DrenicaOnline.
“Funksionimi i Feronikelit është me interes esencial për komunën tonë pasi që është punëdhënësi më i madh dhe vështirësitë me të cilat përballet kjo kompani kanë rënduar mirëqenien ekonomike të qytetarëve tanë”, ka theksuar Lladrovci dhe ka shtuar se komuna vazhdimisht ka ngritur çështjet me interes për Feronikelin në nivelin qendror për të qëndruar afër sfidave të kompanisë dhe punëtorëve të sajë.
Acar, e informoi Lladrovci se fillimi i prodhimit me kapacitet të plotë në kompani, pritet të ndodhë gjatë pjesës së parë të janarit të vitit të ardhshëm. Në takim, Acar, ka cekur se përkundër që kompania aktualisht nuk gjeneron fitime, megjithatë, do ta shqyrtojnë mundësinë për të kontribuar dhe përkrahur aktivitete të ndryshme me interes për komunitetin.
Në takim, bashkëbiseduesit u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në mes të Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Feronikeli”, duke përcaktuar prioritetet të cilat pastaj do të përcillen për në Stamboll ku do të merret vendimi për projektet dhe për realizimin e tyre.