Drejt finalizimit edhe 4 ura në komunën e Drenasit

Drejtoria për Infrastrukturë në Komunën e Drenasit ka njoftuar se po punohet në ndërtimin e katër urave, transmeton DrenicaOnline.
Sipas tyre po finalizohën:
1. Ura në lagjen Hajdari (Dobroshevc)
2. Ura në lagjen Avdyli (Doboshevc)
3. Ura në lagjen Ademi (Dobroshevc)
4. Ura në lagjen Bucolli-Caravadiku (Poklek i Vjetër)
Drejtoria e Infrastrukturës Lokale ka filluar muaj me parë rregullimin e urave në vleren rreth 350.000 euro dhe tani urat janë të kalueshme dhe do t’i ndihmojn qytetarët të lëvizin lirshëm mbi keto ura.
Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve sa me të mira e lehtësuese për gjithë qytetarët.