Edi Rama pritet të shpallet qytetar nderi i Drenasit

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Milaim Hajdari, me datën 20.10.2022 (e enjte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rende:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i dt. 21.09.2022.
2. Raporti Financiar Janar-Shtator 2022.
3. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Rexhep Meidani “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
4. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Alfred Moisiu “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
5. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Bamir Topi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit
6. Propozim vendim për shpalljen e SH.T.Z Prof.Dr. Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
7. Propozim vendim për shpalljen e SH.T.Z. Edi Rama “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
8. Propozim vendim për shpalljen znj.Ana Roch “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit.
9. Të ndryshme.