Veseli ndalet në Prizren për të biseduar për ekonominë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka diskutuar sot me ekspertë të ekonomisë nga rajoni i Prizrenit, për idetë dhe propozimet që çojnë drejt zhvillimit më të madh ekonomik dhe punësimin e qytetarëve.

Ekspertët e ekonomisë nga Prizreni propozuan që të parashihet në të ardhmen e afërt mundësia e pushimit të taksave për një periudhë të caktuar kohore për kompanitë e reja që punësojnë mbi 10 punëtorë, bën të ditur një njoftim nga PDK.

Veseli, pas bashkëbisedimit dhe dëgjimit të ideve nga ekspertët e ekonomisë në Prizren, tha se për dy ditë të bashkëbisedimit me ekspertë ka evidentuar mbi 20 pika të ndryshme përmes të cilave do të ndikohet në përmirësimin e kushteve ekonomike që mundësojnë punësim më të madh të qytetarëve.

“Këto janë probleme reale të vendit tonë të cilat duhet të zgjidhen me një politikë e cila mendon për qytetarin dhe e cila mendon për vendin. Dhe nuk ka asgjë më nder për asnjë lider sesa me ju dalë përballë këtyre shqetësimeve që i kanë njerëzit, të cilët e bartin barrën e zhvillimit, siç jeni ju”, tha Veseli.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë