Lajmi i hidhur/ Vdes profesori i njohur nga Drenasi

Ka vdekur profesori në shkollën “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Xhelil Binaku. Lajmin e ka dhënë faqja e shkollës në rrjetin social Facebook, transmeton DrenicaOnline.

Njoftimi:

Lajmi për vdekjen e mësimdhënësit, Xhelil Binaku, na pikëllojë pa masë. Vdekja e tij është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por për mbarë shoqerinë, në veçanti për sistemin edukatio-arsimor, sepse komuna dhe vendi ynë kanë humbur një profesor të shquar, që për 30 vite radhazi iu përkushtua arsimimit të brezave të rinjë.

Drejtori dhe stafi i IAAP “Fehmi Lladrovci” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe mbarë shoqerisë me rastin e vdekjes se ish mësimdhenësit tonë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë