Gjendet femra e zhdukur në Drenicë, arrestohen dy persona, policia jep detaje

Me 8 tetor në stacionin policor në Skenderaj ishte raportuar një rast i zhdukjes së një femre.

Policia kishte nisur menjëherë hetimet intensive në lidhje me rastin ku tani raportohet për dy persona të arrestuar, raporton DrenicaOnline.

“Janë arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘person i zhdukur&mundësim ose detyrim në prostuticion’ ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMGF Mitrovicë Jugu. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ky rast ende është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë