“Ish burri ka hapur llogari në emrin tim dhe po poston foto”, drenicasja lajmëron policinë

Një femër nga Skenderaj ka raportuar në stacionin e policisë në këtë qytet se ish bashkëshorti i saj, kishte hapur një llogari në rrjetet sociale në emrin e saj dhe kishte postuar fotografi të ndryshme të viktimës.
Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë të hapet rast për ngacmim.
Policia ka bërë të ditur se rasti i hapur të martën rreth orës 14:00 ende është duke u hetuar.
/DrenicaOnline/