Çfarë ndodhi kështu në Drenas, brenda ditës tri raste të dhunës në familjes

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje të ndodhura në Komunën e Drenasit, transmeton DrenicaOnline. Dy persona janë arrestuar ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 10.10.2022 – 18:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari djali i tij kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij si dhe ka demoluar orenditë  shtëpiake. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt.

Gllogoc 10.10.2022 – 19:24.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari babai i tij  kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij si dhe ka thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 09.10.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Në shtëpinë e të dyshuarit,  është sekuestruar një pushkë gjuetie me katër fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari   është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë